07:07 Sep 1, 2020
Është interesante që nuk ka përgjigje të gabuar në këtë diskutim. Me përjashtim të faktit, që bllokimi i cili do të ishte në të gjitha rastet = sekuestrim, mund të lidhet me qëllime të ndryshme në procesin penal. Kështu, kemi dy lloje sekuestrimi (në Kod e keni të shkruar si ‘sekuestro/ja’):
a) sekuestro preventive, e cila vendoset tipikisht mbi sendet që janë mjete, ose produkte të veprës penale (ose mbi ato sende që kanë mundësi të përdoren për keqbërje të mëtejshme – po e shkurtoj këtu frazën e përdorur nga ligji);
b) sekuestro konservative, e cila vendoset tipikisht mbi sendet, kur ka dyshime, që i pandehuri nuk do të paguajë një gjobë, apo çdo detyrim ndaj SHTETIT (eventualisht, edhe të shpenzimeve të procesit).
Në përfundim të procesit, mjetet i kthehen atij që i takojnë, por edhe mund të konfiskohen (konfiskim = kalim në pronësi të shtetit).
|