Verejtje dhe keshille per perkthyesit
Thread poster: Devis Kolonja (X)
Devis Kolonja (X)
Devis Kolonja (X)  Identity Verified
Local time: 04:47
English to Albanian
+ ...
Apr 13, 2003

Jam ne procesin e korrigjimit te nje perkthimi te postuar para disa ditesh nga Argos Company Ltd. ne Poloni. Teksti eshte nje buletin produktesh te ndryshme elektronike te kompanise Philips.



Nuk ka shume rendesi kush e mori persiper per ta perkthyer, por me vjen keq te them qe po me duhet te riperkthej shume fjale dhe terminologji. Cilesia e perkthimit eshte shume e dobet.



E di qe fitimi i parase eshte i embel. E di qe gjithkujt nga ne na duhen ato para
... See more
Jam ne procesin e korrigjimit te nje perkthimi te postuar para disa ditesh nga Argos Company Ltd. ne Poloni. Teksti eshte nje buletin produktesh te ndryshme elektronike te kompanise Philips.



Nuk ka shume rendesi kush e mori persiper per ta perkthyer, por me vjen keq te them qe po me duhet te riperkthej shume fjale dhe terminologji. Cilesia e perkthimit eshte shume e dobet.



E di qe fitimi i parase eshte i embel. E di qe gjithkujt nga ne na duhen ato para. E megjithate, kjo nuk do te thote qe per cdo pune qe vihet aty te hidhemi e te veme kandidaturen, dime ose s\'dime gje per permbajtjen e perkthimit. Mendoj se do te ishte e ndershme qe pas leximit fillestar, nese e ndjeni qe eshte e veshtire dhe nuk mund te jepni nje perkthim cilesor, ta kthenit punen mbrapsht. Keshtu i jepni mundesi dikujt qe ka njohuri mbi permbajtjen e perkthimit te marri punen dhe te kryeje nje perkthim cilesor.



Mua te them te drejten nuk me behet vone qe nuk e mora une kete pune, ose se e mori ai tjetri, por eksperienca ime ne fushen elektronike eshte tejet e gjere. Njoh, perdor, rregulloj dhe informohem mbi gati cdo pajisje elektronike per konsumatoret, duke filluar nga celularet qe i kam pasion, tek DVD tek videot, lojrat, kompjuteret dhe perberesit e tyre, antena satelitore, radio, PDA, kamera, TV, etj etj... Nuk dua te shes mend, por thjesht i kam pasion. Dikush tjeter mund te kete pasion dicka tjeter, ajo eshte normale. Problemi qendron, sic thashe me lart, se perkthimi duhet te jete cilesor dhe te jape idene qe do te transmetoje autori. Pastaj, mos harroni se shume terma elektronike nuk jane futur ne gjuhen shqipe. Nuk mendoj se eshte e drejte qe \"Picture album, wallpaper and screen saver\" te perkthehet \"Album fotografish, wallpaper dhe screen saver\" Nese termi ne shqip nuk ekziston, shpikeni, Me perdorim te vazhdueshem do te futet ne jeten e perditshme. Keto perkthime pasurojne gjuhen tone me terma shqip, jo ta varferojne me tej me terma anglisht.



Ja shendet.
Collapse


 
Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 05:47
English to Albanian
+ ...
Komente dhe sugjerime për redaktuesit Apr 14, 2003

Përshendetje të gjithëve:



Shpresoj që t’ia kaloni mirë të gjithë. Më tërhoqi vëmendjen mesazhi i botuar pak më sipër dhe mendova të përgjigjem, jo për replikë, por për shkëmbim opinionesh. Pjesëmarrja në Proz është e lirë, dua të them falas, dhe kjo tërheq përveç përkthyesve profesionistë, edhe ata që janë diplomuar të themi për marrëdhënie ndërkombëtare apo elektronikë. Fakti që dikush ka jetuar në Shqipëri për pjesën më të
... See more
Përshendetje të gjithëve:



Shpresoj që t’ia kaloni mirë të gjithë. Më tërhoqi vëmendjen mesazhi i botuar pak më sipër dhe mendova të përgjigjem, jo për replikë, por për shkëmbim opinionesh. Pjesëmarrja në Proz është e lirë, dua të them falas, dhe kjo tërheq përveç përkthyesve profesionistë, edhe ata që janë diplomuar të themi për marrëdhënie ndërkombëtare apo elektronikë. Fakti që dikush ka jetuar në Shqipëri për pjesën më të madhe të kohës së tij apo di shqip nuk e bën automatikisht përkthyes, ashtu si fakti që dikush e ka shtëpinë pranë Akademisë së Arteve nuk e bën atë muzikant apo piktor. Gjithashtu nëse je anëtar me pagesë, kjo nuk të shton meritat, por mundësitë për të gjetur punë dhe për të marrë projekte nëpërmjet Proz.



Në këtë mënyrë mund të shpjegohet cilësia e dobët e përkthimeve dhe redaktimeve të përkthyesve të ndryshëm, brenda dhe jashtë Proz. Shumë njerëz kanë ide të gabuara për përkthimin si profesion e proces pune, ashtu si edhe për redaktimin. Redaktuesi NUK DUHET të ripërkthejë, nga vetë termi ai duhet të redaktojë, pra të korrigjojë, ndryshojë, modifikojë. Dhe redaktim vetëm kur gabimi është i dukshëm dhe ndryshon krejtësisht idenë në origjinal. Psh. redaktuesi nuk duhet të humbasë kohën me zëvendësimin e termit “vëzhgim” me “mbikqyrje” apo “argëtim” dhe “zbavitje”, që janë thjesht sinonime.



Dhe nëse cilësia e përkthimit është shumë e dobët, mos e shit veten lirë. Informoje kompaninë në fjalë se përkthimi është tepër i dobët dhe ktheje punën. Nëse dikush e ka përkthyer tmerrësisht keq, atëherë pse duhet të vuajë redaktuesi për këtë? Apo sepse “fitimi i parasë është i ëmbël?” Gjëja më e drejtë duhet të jetë që redaktuesi të kontaktojë kompaninë dhe t’a dorëzojë punën, në këtë mënyrë i bën nder vetes dhe dikujt tjetër që mund të mos e konsiderojë kaq të keq përkthimin dhe t’a bëjë punën me kënaqësi. Të mos harrojmë se vlerësimet janë subjektive, ajo që dikujt i duket e zezë, mund të jetë gri apo edhe me nuanca të bardha…



Gjithë të mirat,



Eno Damo

Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:47
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Bisedë interesante Apr 14, 2003

Faleminderit Devis dhe Eno që e ngrini këtë çështje këtu në forum. Po është e vërtetë që redaktori duhet të ndryshojë diçka vetëm nëse është absolutisht gabim. Kuptohet që situata ideale është që të dy, përkthyesi dhe redaktori të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin (kjo është një situatë në të cilën jam ndodhur shpesh). Nuk është mirë mendoj që redaktori të mos bëjë asnjë korigjim (pasi nuk ka asgjë të përsosur në këtë botë), por gjithashtu do të t... See more
Faleminderit Devis dhe Eno që e ngrini këtë çështje këtu në forum. Po është e vërtetë që redaktori duhet të ndryshojë diçka vetëm nëse është absolutisht gabim. Kuptohet që situata ideale është që të dy, përkthyesi dhe redaktori të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin (kjo është një situatë në të cilën jam ndodhur shpesh). Nuk është mirë mendoj që redaktori të mos bëjë asnjë korigjim (pasi nuk ka asgjë të përsosur në këtë botë), por gjithashtu do të thosha se është e gabuar që redaktori t\'i hyjë materialit dhe t\'i japë ngjyrën e vet, pra ajo që thotë Eno, që të zëvendësojë sinonimet me sinonime, apo ta zemë radhitjen e fjalëve që ndoshta nuk do të ndryshonte aspak kuptimin e tekstit. Gjithashtu, kohët e fundit më ka ndodhur shpesh që të më dërgojnë për redaktim disa materiale që kanë patur një cilësi mjaft të dobët, që për mendimin tim ishin përkthyer nga dikush që i flet të dy gjuhët (shqip dhe anglisht), por kurrsesi nuk mund të jetë përkthyes i këtyre gjuhëve (përkthime fjalë për fjalë e pa kuptim, gabime drejtshkrimore, gramatikore, mospërdorimi i ë-ve, ç-ve etj). Në këto raste e kam lajmëruar kompaninë në fjalë menjëherë dhe u kam thënë që nuk mund ta bëja dot redaktimin për shkak të cilësisë tejet të dobët. Gjithashtu u kam thënë se do të më leverdiste më mirë që ta bëja përkthimin nga e para, sesa të bëja redaktimin. Në dy raste, kompanitë, pasi dëgjuan këtë prej meje dhe prej disa redaktorëve të tjerë, ma dhanë materialin për ta përkthyer nga e para. Megjithatë, besoj se është normale që materiali të ketë gabime të vogla dhe pikërisht kjo është arsyeja që kompanitë serioze zgjedhin redaktorë dhe mendoj se çdo kompani duhet ta bëjë këtë. Puna e redaktorit është që të gjejë gabimet dhe ta bëjë materialin më të mirë. Edhe puna e përkthyesit është që ta transmetojë kuptimin e tekstit në gjuhën e dytë në mënyrë sa më të mirë dhe të drejtë, dhe jo të bëjë një punë shkel e shko me mendimin se \"e rregullon redaktori\". Po e përsëris mendimin tim që zgjidhja më e mirë do të ishte që edhe përkthyesi, edhe redaktori të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe ndryshimet në tekst të bëhen me pëlqimin e të dy palëve, për një përkthim sa më të mirë.

Ditën e mirë të gjithëve,

Monika

Collapse


 
Devis Kolonja (X)
Devis Kolonja (X)  Identity Verified
Local time: 04:47
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Puna e redaktorit Apr 14, 2003

Jam dakort me mendimet e juaja. Redaktimi behet mjaft i veshtire kur perkthimi eshte shume i keq. Ne rastin tim ofrova dy mundesi, nje gati riperkthim total dhe nje redaktim te lehte sipas direktivave. Kompania kontraktuese me njoftoi se klienti i tyre nuk e kishte pranuar riperkthimin, edhe pse te bindur qe ai perkthim ishte jocilesor. Kontraktuesi vete ishte habitur nga ky reagim i cuditshem... sa per informacion, qe te kuptoni se per cfare po flas:

Termi \"White Backlight\" qe i ref
... See more
Jam dakort me mendimet e juaja. Redaktimi behet mjaft i veshtire kur perkthimi eshte shume i keq. Ne rastin tim ofrova dy mundesi, nje gati riperkthim total dhe nje redaktim te lehte sipas direktivave. Kompania kontraktuese me njoftoi se klienti i tyre nuk e kishte pranuar riperkthimin, edhe pse te bindur qe ai perkthim ishte jocilesor. Kontraktuesi vete ishte habitur nga ky reagim i cuditshem... sa per informacion, qe te kuptoni se per cfare po flas:

Termi \"White Backlight\" qe i referohet drites se ekranit te nje celulari qe ndizet kur shtypet nje buton ishte perkthyer \"Bakelit i Bardhe\". Bakeliti eshte nje lloj plastike e forte me te cilen beheshin receptoret e telefonave te vjeter me numrator rrotullues. Sidoqofte... pune per ta. Me vjen keq vetem se gjuha jone sa po vjen e po varferohet me huazime dhe perkthime aspak te sakta te fjaleve per te cilat fare mire mund te gjendet nje ekuivalent shqip. Eshte thene dhe me pare diku ne kete forum per cilesine dobet te perkthimeve te programeve ose filmave te huaj ne stacionet e shumta televizive dhe kinema. Dalengadale keto behen pjese e fjalorit te perditshem.

Pas kaq shume vitesh ne Amerike e kam zakon qe kur flas me shqipare te hedh ndonje fjale anglisht te shqipezuar, si pershembull: Si spellohet ajo? Ose: Nuk mund ta hendel dot ate. Por kjo ama nuk duhet te pasqyrohet ne perkthime.
Collapse


 
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 06:47
English to Albanian
+ ...
Qëllimi i redaktimit Apr 14, 2003

Qëllimi i redaktimit është përgatitja e materialit për botim ose prezantim (kur është fjala për fjalime). Pra materiali mund të ndryshohet, përshtatet ose i bëhen rafinitura të tilla me qëllim që të arrihet një standard i caktuar.

Jam shumë dakord me ato që thotë Eno, redaktori nuk bën ndryshime të cilat dëmtojnë identitetin e autorit ose përkthyesit, redaktori vetëm përpiqet të përmirësojë. Se sa ia arrin kësaj, varet shumë nga redaktori: dijet, arsimim
... See more
Qëllimi i redaktimit është përgatitja e materialit për botim ose prezantim (kur është fjala për fjalime). Pra materiali mund të ndryshohet, përshtatet ose i bëhen rafinitura të tilla me qëllim që të arrihet një standard i caktuar.

Jam shumë dakord me ato që thotë Eno, redaktori nuk bën ndryshime të cilat dëmtojnë identitetin e autorit ose përkthyesit, redaktori vetëm përpiqet të përmirësojë. Se sa ia arrin kësaj, varet shumë nga redaktori: dijet, arsimimi, përvoja, talenti. Në përkthim redaktimi ka karakter të dyfishtë: sa afër është përkthimi me origjinalin dhe si rrjedh përkthimi për lexuesin e huaj. Për këtë bëhet redaktimi me origjinalin përpara dhe dora e dytë bëhet pa origjinalin përpara.

Disa nga rastet më të zakonshme kur mund të bëhet ndërhyrja në një përkthim, me origjinalin përpara:

1. Strukturë.

a) Kur kemi moszbatim të pajustifikuar të skemës së periudhës gjë që dëmton stilin e origjinalit ose bën që të mos kuptohet rrjedhshëm teksti.

b) Kur ruajtja e skemës së periudhës e bën të paqartë përmbajtjen ose e ngathtëson atë.

c) Kur rendi i fjalisë nuk i përmbahet rregullave të gjuhës në të cilën bëjmë përkthimin. Në anglisht, rendi është mjaft i përcaktuar:

S P DO ID MM MP MT me variantet e veta. Në shqip, rendi është më i lirë. Kujdes emfazat ku nuk ruhet struktura.

d) Renditja e gabuar e togfjalëshave, veçanërisht e atyre që kanë lidhje predikative të elementëve (p.sh., There is a sort of “oh-what-a-wicked-world-this-is-and-how-I-wish-I-could-do-something-to-make-it-better-and-nobler” (Nxjerrë nga “Three Men in a Boat”, shembull që ua jepja studentëve).

2. Përmbajtje (semantika).

a) Kur nuk është kuptuar origjinali ose është kuptuar gabim.

b) Kur idioma është përkthyer direkt dhe nuk është dhënë me idiomë për shkak të mosdijes së përkthyesit.

c) Kur termi ekzistues në gjuhë është përkthyer gabim ose është zëvendësuar me neologjizëm (zakonisht përkthim fjalë për fjalë) ose me perifrazë përsëri për mosdije. Nuk lejohet të korrigjohet kur termi nuk ekziston dhe redaktori mendon se mund të sajojë diçka më të mirë se ajo që ka gjetur përkthyesi.

f) Kur kemi harresa.

3) Stil.

a) Nuk bëhet ndërhyrje e thellë në stil. Se çfarë stili ka ndjekur, e ka vendosur përkthyesi.

b) Bëhen ndërhyrje kur kemi inkoherenca, ambiguitete, përsëritje ose sqarime të panevojshme, literalizma, verbozitet.

c) Kur kemi këmbim të regjistrit p.sh., fjala në origjinal është për specialistin dhe në përkthim kthehet në gjuhë të zakonshme.

d) Përdorim arkaizmash, barbarizmash, dialektalizmash, etj. që nuk ekzistojnë në origjinal.

Pa origjinalin përpara:

a)Struktura nëse nuk tingëllon mirë.

b)Kur kryefjala është në shumës e kallëzuesi në njëjës ose e kundërta.

c)Kur ka mospërputhje të tjera.

d)Gabime të drejtshkrimit.

Secili nga rastet e mësipërm ka nënrastet e veta të shumta.

Mos harrojmë një gjë: përkthimi i përket përkthyesit, jo redaktorit. Përkthyesit e rinj bëjnë mirë së pari të studjojnë redaktimet që u janë bërë materialeve të tyre, të studjojnë si bëhet redaktimi dhe pastaj të tentojnë të merren me redaktim. Këshilla kryesore: lexoni sa më shumë në të dyja gjuhët, njihuni me eksperiencën e përkthyesve më me përvojë, me stilet e të shkruarit, për të pasuruar fjalorin dhe teknikat e redaktimit. Mbi të gjitha bëhuni redaktorë të përkthimeve tuaja.

Collapse


 
Gino LUKA
Gino LUKA  Identity Verified
Albania
Local time: 13:47
Albanian to Italian
+ ...
Falënderim May 16, 2003

Falenderoj Z. Eno Damo për ndërhyrjen me vend.



Të fala të gjithëve G. Luka


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Verejtje dhe keshille per perkthyesit






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »