Pages in topic:   < [1 2 3 4 5] >
Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Nuk shkruhet ë-ja pastheksore: Mar 17, 2003

Nuk shkruhet ë-ja pastheksore:



a) tek emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr dhe tek emrat mashkullorë me -izëm, -azëm gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore:



-bukël, bukla, pupël, pupla, vegël, vegla

- ajër, ajri, çadër, çadra, dimër, dimri, drapër, drapri

-dokërr, dokrra, ëndërr, ëndrra, kokërr, kokrra

-anarkizëm, anarkizmi, çiklizëm, çiklizmi, socializëm, socializmi

-
... See more
Nuk shkruhet ë-ja pastheksore:



a) tek emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr dhe tek emrat mashkullorë me -izëm, -azëm gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore:



-bukël, bukla, pupël, pupla, vegël, vegla

- ajër, ajri, çadër, çadra, dimër, dimri, drapër, drapri

-dokërr, dokrra, ëndërr, ëndrra, kokërr, kokrra

-anarkizëm, anarkizmi, çiklizëm, çiklizmi, socializëm, socializmi

-i ëmbël, i ëmbli, i vogël, i vogli, i shtrembër, i shtrembri



b) tek mbiemrat me -ëm dhe me -shëm gjatë lakimit, kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një -j:



-i jashtëm, i jashtmi, i mesëm, i mesmi

-i ardhshëm, i ardhshmi, i besueshëm, i besueshmi



c) para prapashtesave -shëm dhe -të në të gjitha trajtat e mbiemrave të formuar prej tyre:



-i natyrshëm, e natyrshme, i përkohshëm, e përkohshme, i pjesshëm, e pjesshme, mijë, i njëmijtë, pesë, i pestë



ç) te gjymtyra e parë e trajtave të përngjitura të habitores:



-ardhkam, humbkam, marrkam, paskam, qenkam etj.; paskësha, qenkësha etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
ë-ja fundore Mar 20, 2003

Shkruhet ë-ja fundore te fjalët me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit, duke u ruajtur ajo edhe në trajtat e tyre ku s\'është më fundore.

Kështu shkruhen me -ë:

a) emrat femërorë si bukë, fjalë - fjalës, fjalën, fjalët, fjalëve, fjalësh; punë, zhurmë etj.; po kështu edhe numërorët si dhjetë, mijë, mijëra etj.

Shkruhen me -ë gjithashtu emrat mashkullorë që shkojnë pas lakimit të emrave femërorë si babë, dajë, geg�
... See more
Shkruhet ë-ja fundore te fjalët me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit, duke u ruajtur ajo edhe në trajtat e tyre ku s\'është më fundore.

Kështu shkruhen me -ë:

a) emrat femërorë si bukë, fjalë - fjalës, fjalën, fjalët, fjalëve, fjalësh; punë, zhurmë etj.; po kështu edhe numërorët si dhjetë, mijë, mijëra etj.

Shkruhen me -ë gjithashtu emrat mashkullorë që shkojnë pas lakimit të emrave femërorë si babë, dajë, gegë, toskë etj.; Kolë, Lekë etj.



b) disa emra mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës:

atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, djathë, drithë, dhallë, dhjamë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;



c) mbiemrat dhe ndajfolet e tipit (i, e) butë, (i, e) ftohtë, (i, e) gjatë, (i, e) lehtë etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Mbiemra që shkruhen me -ë fundore dhe ndajfolje që shkruhen pa -ë Mar 20, 2003

Në çiftet e fjalëve më poshtë mbiemrat shkruhen me -ë, ndajfoljet shkruhen pa -ë:



(i, e) drejtë - drejt

(i, e) fortë - fort

(i, e) kotë - kot

(i, e) lartë - lart

(i, e) ligshtë - ligsht

(i, e) mbrapshtë - mbrapsht

(i, e) mjaftë - mjaft

(i, e) plotë - plot

(i, e) shpejtë - shpejt

(i, e) thjeshtë - thjesht

(i, e) vërtetë - vërtet



Po kësh
... See more
Në çiftet e fjalëve më poshtë mbiemrat shkruhen me -ë, ndajfoljet shkruhen pa -ë:



(i, e) drejtë - drejt

(i, e) fortë - fort

(i, e) kotë - kot

(i, e) lartë - lart

(i, e) ligshtë - ligsht

(i, e) mbrapshtë - mbrapsht

(i, e) mjaftë - mjaft

(i, e) plotë - plot

(i, e) shpejtë - shpejt

(i, e) thjeshtë - thjesht

(i, e) vërtetë - vërtet



Po kështu shkruhen pa -ë ndajfoljet: larg, pak, pakkush, shkurt etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Mbiemrat me prapashtesën -të Mar 20, 2003

Shkruhen me -ë fundore mbiemrat e formuar me anën e prapashtesës -të nga emra njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore, si edhe nga folje që mbarojnë me zanore:

(i, e) artë

(i, e) drunjtë

(i, e) gurtë

(i, e) leshtë

(i, e) pambuktë

(i, e) zjarrtë

(i, e) metë

(i, e) mpitë

(i, e) ndytë

(i, e) thatë etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Numërorët rreshtorë që shkruhen me -ë fundore Mar 20, 2003

Shkruhen me -ë numërorët rreshtorë:



(i, e) dytë

(i, e) tretë

(i, e) pestë

(i, e) gjashtë

(i, e) dymbëdhjetë

(i, e) njëzetë

(i, e) njëzetenjëtë

(i, e) gjashtëdhjetë

(i, e) miliontë etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Trajtat e shumësit të emrave dhe mbiemrave mashkullorë Mar 24, 2003

Shkruhen me -ë fundore trajtat e shumësit të emrave dhe mbiemrave mashkullorë:



amerikanë, arabë, bullgarë, dynymë, fishekë, gramë, hektarë, kilogramë, kuintalë, lekë, maturantë, matjanë, studentë, (artikuj) ushqimorë, ushtarë, veshë etj.



Kjo -ë shkruhet në të gjitha rasat e shumësit, edhe kur nuk është fundore:



partizanë - partizanësh, partizanët, partizanëve; grekë - grekësh, grekët, grekëve; punët
... See more
Shkruhen me -ë fundore trajtat e shumësit të emrave dhe mbiemrave mashkullorë:



amerikanë, arabë, bullgarë, dynymë, fishekë, gramë, hektarë, kilogramë, kuintalë, lekë, maturantë, matjanë, studentë, (artikuj) ushqimorë, ushtarë, veshë etj.



Kjo -ë shkruhet në të gjitha rasat e shumësit, edhe kur nuk është fundore:



partizanë - partizanësh, partizanët, partizanëve; grekë - grekësh, grekët, grekëve; punëtorë - punëtorësh, punëtorët, punëtorëve
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhet pa -ë fundore Mar 24, 2003

Trajta e emërores dhe e kallëzores së pashquar shumës e emrave të njësive të masave që burojnë nga emra njerëzish shkruhet pa -ë fundore, por në rasat e tjera të shumësit të pashquar dhe në të gjitha rasat në shumësin e shquar pas temës shkruhet -ë-:



20 amper, 50 om, 300 herc, 220 volt, 60 vat etj.;

15 amperët, 120 voltëve, 30 vatësh etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhet -ë-ja fundore tek: Apr 2, 2003

trajtat e emërores dhe të kallëzores së shquar të shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë që në trajtën e pashquar mbarojnë me një bashkëtingëllore dhe që janë njërrokësh ose që e kanë theksin në rrokjen e fundit:



bijtë (bij), deshtë (desh), djemtë (djem), dhentë (dhen), miqtë (miq), të rinjtë (të rinj), thonjtë (thonj) etj.;



armiqtë (armiq), barinjtë (barinj), të mëdhenjtë (të mëdhenj) etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: Apr 11, 2003

Trajtat e shquara të rasave të zhdrejta të njëjësit dhe të emërores e të kallëzores shumës të emrave femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar:



bukuri - bukurisë, bukurinë, bukuritë;

byro - burosë, byronë, byrotë;

dhi - dhisë, dhinë, dhitë;

gjë - gjësë, gjënë;

kala - kalasë, kalanë, kalatë;

e re - së resë, të renë;

rrufe - rrufesë, rrufenë, rrufetë etj.



P
... See more
Trajtat e shquara të rasave të zhdrejta të njëjësit dhe të emërores e të kallëzores shumës të emrave femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar:



bukuri - bukurisë, bukurinë, bukuritë;

byro - burosë, byronë, byrotë;

dhi - dhisë, dhinë, dhitë;

gjë - gjësë, gjënë;

kala - kalasë, kalanë, kalatë;

e re - së resë, të renë;

rrufe - rrufesë, rrufenë, rrufetë etj.



Po kështu shkruhen edhe shkurtimet e gjinisë femërore që në emëroren e pashquar shqiptohen me theks mbi rrokjen e fundit:



ATSH-së (ATSH), OKB-së (OKB), SMT-të (SMT).
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: May 2, 2003

Emrat e formuar me prapashtesën -zë prej temash që mbarojnë me zanore të theksuar, si edhe emrat me këtë prapashtesë që kanë pësuar një shpërngulje theksi në rrokjen e parafundit (ndryshe nga emrat e tipit arkëz, lidhëz):



qelizë, syzë, vezë, dorezë, librezë, etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: May 8, 2003

Emrat femërorë me \"më\" (të përparme a të prejardhur) si:



astmë, basmë, dasmë, diafragmë, dogmë, gjysmë, kazmë, krismë, nismë, sintagmë (dhe jo basëm, dasëm, gjysëm, kazëm).


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: May 9, 2003

përemrat pronorë: ynë, jonë, tanë, tonë, sonë, të mitë, të tutë, të tijtë, të sajtë etj.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: May 13, 2003

numërorët themelorë si pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, dymbëdhjetë, pesëdhjetë etj.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: May 21, 2003

foljet me temë me zanore, në vetën e parë dhe të tretë të shumësit të së tashmes dëftore e lidhore:

(të) mbajmë, mbajnë, blejmë, blejnë, vëmë, vënë, dimë, dinë, fshijmë, fshijnë, punojmë, punojnë etj.

Po kështu, kryesisht për arsye morfologjike, shkruhen edhe foljet me temë me grup zanoresh, të ndjekur nga një -j:

(të) përziejmë, përziejnë, thyejmë, thyejnë, ruajmë, ruajnë, shkruajmë, shkruajnë etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: May 28, 2003

trajtat foljore të shumësit të së kryerës së thjeshtë, të cilat dalin me një zanore:
lamë, latë, lanë (laj)
blemë, bletë, blenë (blej)
bëmë, bëtë, bënë (bëj)
fshimë, fshitë, fshinë (fshij)
zumë, zutë, zunë (zë)
hymë, hytë, hynë (hyj) etj.


 
Pages in topic:   < [1 2 3 4 5] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »