Pages in topic:   < [1 2 3 4 5]
Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)
Thread poster: Monika Coulson
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 05:00
English to Albanian
+ ...
"Gjen" - jo "gen"... Nov 22, 2008

... sikurse nuk diskutohet se thuhet "gjenetikë", jo "genetikë". Nuk e di pse po e përjashtojnë fjalën "gjen" dalëngadalë, sikur të jetë kjo një mbetje e gabuar, ndërkohë që "gen" nuk gjendet kurrkund në fjalorë.

 
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 06:00
Dutch to Albanian
+ ...
regjistër, rregull Dec 10, 2008

Tung Blerta,

Regjistër, regjistroj sipas FDGJSH shkruhet me një r.
Shpesh këtë fjalë e përziej me rregull, rregulloj që, përkundrazi, shkruhet me rr.

Kontaminime të tilla gjuhësore shpeshherë rrënjosen në mendje dhe nuk është lehtë për t'i larguar.


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 05:00
English to Albanian
+ ...
"Regjistrim" është fjala e saktë Dec 10, 2008

Përshëndetje, Blerta.

Rr-ja dominon r-në në të folur në fillim të disa fjalëve (racë, radhë, etj), por nga ana drejtshkrimore është e saktë të shkruhet regjistër / regjistroj / regjistrim. Eksziston një spellchecker për gjuhën shqipe që mua më ka ndihmuar shpesh të ndreq gabime të tilla që mund të shkasin lehtë në punë e sipër.
Gjithë të mirat,
Ledja


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:00
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Rubrikë jo për diskutime Dec 17, 2008

Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin tuaj në këtë rubrikë drejtshkrimore.

Qëllimi i saj është jo diskutimi i termave të ndryshme, jo vënia e hamendjeve tona, por vënia e rregullave konkrete të caktuara, që tashmë bazohen në Librin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ose në libra të tjera të gjuhësisë.

Ju lutem mos ta përdorim këtë rubrikë për diskutime. Nëse keni ndonjë pyetje të veçantë, apo nuk jeni të sigurt për ndonjë rreg
... See more
Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin tuaj në këtë rubrikë drejtshkrimore.

Qëllimi i saj është jo diskutimi i termave të ndryshme, jo vënia e hamendjeve tona, por vënia e rregullave konkrete të caktuara, që tashmë bazohen në Librin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ose në libra të tjera të gjuhësisë.

Ju lutem mos ta përdorim këtë rubrikë për diskutime. Nëse keni ndonjë pyetje të veçantë, apo nuk jeni të sigurt për ndonjë rregull të caktuar, le të hapim një rubrikë të re. Këtë rubrikë ta mbajmë të pastër, vetëm me rregulla konkrete.

Ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj.

Monika




[Edited at 2008-12-17 17:18 GMT]
Collapse


 
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 06:00
English to Albanian
+ ...
Përdorimi i parafjalës "te (tek)" Dec 27, 2008

- Përdoret "te" para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore.
(P.sh. te shtëpia, te fshati etj.)

- Përdoret "tek" para fjalëve që fillojnë me zanore.
(P.sh. tek ajo, tek ekrani etj.)


 
Pages in topic:   < [1 2 3 4 5]


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
Pastey
Your smart companion app

Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.

Find out more »